Vdes vajza 4-vjeçare, shkak zjarri në banesë

Si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një banesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka humbur jetën një vajzë katër vjeçare.

Mësohet se banesa ka qenë në pronë e një femre-shtetase e Shqipërisë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ata kanë dhënë detaje për këtë rast tragjik.

Zjarri ka kapluar banesën në orën 06:15 ndërsa e mitura ka ndërruar jetë pas orës 7 në QKUK.

“Me 07.04.2018 rreth ores 06:15 ne lagjen Ulpiana -Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjec. E lënduara është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrëfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë”, tha Policia për Gazetën Express.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here