Të shtëna me armë zjarri në Lezhë. Nga informacionet paraprake mësohet se një oficer policie ka qëlluar në drejtim të dy personave, ndërkohë që janë arrestuar personat e përfshirë në konflikt.
Nuk dihen detaje mbi ngjarjen, por forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë patrulluar në qytet.
Informacionet e para tregojnë se nga të shtënat me armë nuk raportohen persona të plagosur. Policia ka arrestuar deri tani dy persona.