Real Madrid ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh dhe Isco në këmbim të yllit të Liverpool, Mohamed Salah, sipas “Diario Gol”.
“Los Blancos” janë të vendosur për të bërë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe kanë identifikuar egjiptianin ndërkombëtar si një prej objektivave të tyre të lartë, pasi ai po gëzon një sezon të shkëlqyeshëm në Angli.
Raporti mediatik në fjalë thotë se Real Madridi do t’i ofrojë Salah një kontratë masive me vlerë 25 milion euro në sezon, për ta tërhequr më tej 25-vjeçarin drej “Santiago Bernabeu”.
Pra, nuk ka diskutim: Mohamed Salah është më i dëshiruari te kampionët në fuqi të Europës. Presidenti Florentino perez e ka vlerësuar tashmë atë me 100 milionë euro.
Për më pak, ai nuk largohet nga Liverpool. Por…, mund të ketë edhe skema të tjera për këtë operacion galaktik. Liverpool do të ishte i lumtur që të kshte Isco në radhët e veta.
Mohamed Salah është aktualisht lojtari që gjeneron më shumë konsensus midis “tridentit” të vërtetë të bardhë: Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane dhe Florentino Perez.
Por, nëse klubi anglez shiti Coutinho te Barcelona për 120 milionë euro, plus 40 milionë të tjera në formë variablash, Salah nuk do ta lejojë të shpëtojë për më pak para.
Florentino e di këtë. Ndaj, oferta e presidentit të Real Madridit është: Isco + 50 milionë euro.
Duke nënshkruar me “Los Blancos”, Salah jo vetëm që përmbush një ëndërr, por do të bëhej miliarder në moshën 25 vjeç.
Pikërisht sa ky numër i moshës së egjiptianit, 25, janë edhe milionat bruto, që Real Madridi do t’i paguante pagë në sezon, për ta joshur atë.