Prokuroria për Krimet e Rënda ka hartuar 20 fletëporosi drejtuar vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA, Kanadasë, dhe Uruguajit, në kuadër të hetimeve për rrjetin e trafikut të emigrantëve.
Këto letërporosi janë dërguar në të gjitha vendet ku emigrantët transportoheshin për të marrë informacion lidhur me aktivitetin e tyre kriminal, raporton BË.
Bëhet fjalë për operacionin “One-if by land” ku në 17 mars, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë finalizuar një superaksion duke goditur grupe të strukturuara kriminale që organizonin emigrim të paligjshëm drejt SHBA-së, Anglisë dhe Kanadasë, përmes dokumenteve të falsifikuara, kundrejt pagesës 25 000 dollarë.
Gjatë superaksionit u arrestuan 39 shqiptarë.
Sakaq, Prokuroria njofton se do të përkthehen letrat dhe do dërgohen zyrtarisht në vendet përkatëse.