Policia ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar që ka dhunuar babain e tij.
Oliver Z., banues në lagjen Çlirim, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij M.Z, 67 vjeç, duke i shkaktuar fraktura të rënda.
“Arrestimi i tij u bë në banesë,”-raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga nenet 88, 130/a të Kodit Penal.