Edmond Spaho kreu i Grupit të PD, ironizuar keq deputeten socialiste Mimi Kodheli, e cila luajti dje në Kuvend “kundër” Kryeministrit të saj dhe “pro”, kuksianëve të varfër për taksën në Rrugën e Kombit..
“Fjalimi i koleges sime Mimi Kodheli në Kuvend më ngjethi mishtë, – shkruan Spaho në Fb. – Ia mblodhi kryeministrit si kurrë ndonjëherë. I tha “hiq taksën 5 euro” se kuksianët e saj nuk kanë bukë të hanë, kurse ai iu vendos taksa.
Ajo i kërkoi Ramës të investojë në Kukës për të hapur vende pune, të rregullojë infrastrukturën dhe nevoja të tjera të Kukësit. Mimi dha garanci që sa të jetë ajo gjallë, kuksianët të mos kenë frikë nga Rama pasi ajo mund ta shqyejë atë si lepur. Gishti që tundtte Mimi, trembi jo vetëm Edin, por edhe mua që nuk para trembem lehtë. Nuk di çfarë do të bëjë Rama pas kësaj, por të lehtë nuk do e ketë.”
Kujtojmë se z.Spaho ishte në krye të deputetëve të PD-së që u përleshën me Policinë tek Gjykata e Tiranës për të ndjekur gjyqin ndaj 23 protestuesve nga Kukësi, të akuzuar për vandalizëm në Rrugën e Kombit. Falë përplasjes dhe insistimit të fortë, deputetët qenë të vetmit që u lejuan të hyjnë në seancën e siguruar nga qindra policë.