Greqi, i riu shqiptar kapet me kanabis, e kishte fshehur në valixhe

Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke në Rodos me akuzën e trafikut të drogës.

Mediat helene raportojnë se i riu shqiptar u arrestua sot në mëngjes në portin e Rodosit, të cilit iu gjetën 5 kilogramë kanabis.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një valixhe, që u sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po ashtu shqiptarit iu sekuestrua një celular dhe një biletë trageti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *