Ambasadori Donald Lu ndan me të gjithë eksperiencën e tij kur iu bashkua “Marshimit të krenarisë” një aktivitet i organizuar tre vite më parë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe më shumë të drejta për komunitetin LGBTI.
Tregon se kishte mbetur i shokuar kur qytetarët goditën me vezë dhe domate dhe njëra prej tyre goditi një fëmijë.
Donald Lu: Mbeta i shokuar kur tre vjet më parë ngisja biçikletën në marshimin e krenarisë LGBTI. U shokova nga pandjeshmëria dhe padia e disa qytetarëve. Megjithëse atë ditë kishte mbrojtje të madhe nga policia, dikush hodhi një vezë që pothuasje goditi një djalë 4 vjeçar i cili ishte në marshim me babain e tij.
Një nga kolegët e mija të ambasadës u godit me një domate.
Më thanë se kjo ishte shumë më mirë sesa kërcënimet e sharjet e viteteve të para.
Ambasadori amerikan pranon se ka përparime në këto tre vite por se ka ende diskriminim dhe homofobi.
Donald Lu: Është e vërtetë se kam parë përparim gjatë tre viteve të mia në Tiranë, por kam parë dhe diskriminimin dhe homofobi të vazhdueshme. Kam parë fare pak politikanë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete, të mbështesin këtë komunitet siç është marshimi i krenarisë apo mbrëmja gala për indeksin LGBTIQ. Vetëm pak prej tyre kishin kurajo. Mund të përmend Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka.
Ambasadori kishte dhe një koment për debatin e ditëve të fundit
Donald Lu: Përgëzojmë politikanët që janë sot në këtë aktivitet. Ju keni kurajo të vërtetë politike. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komentet e bëra nga Ylli Manjani, Orjola Pampuri dhe Tritan Shehu.
Shpresoj që drejtuesit politikë të kuptojnë se fjalët e tyre përfaqësojnë jo vetëm bindjet e tyre partiake por dhe të njerëzve të zgjedhur për t’i përfaqësuar. Shpresoj që edhe politikanët të jenë tolerantë.
Ambasadori shprehu falenderime për organizimin e aktivitetit duke shtuar: Ndajmë plotësisht zotimin tuaj për ti dhënë fund diskriminimit dhe padijes ndaj komunitetit LGBTI”
Sot paradite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u zhvillua “Forumi i Shoqërisë Civile për personat LGBTI, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë”.