Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia për aksidentimine një vajze të mitur. Në pranga ka përfunduar Besim Milloshi, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Burrelit, duke drejtuar automjetin furgon me targa AA 114 MC ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M, 10 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në trup, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.