Opozita po “bëhet gati” për të nisur protestat, për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile ndaj qeverisë.
Në katër akse të vendit demokratët do të bllokojnë rrugën ashtu siç është bërë e ditur një ditë më parë. Kështu, raportohet se në Vorë është bllokuar rruga dytësore, ndërsa është bllokuar qarkullimi i automjeteve.
Në Vorë, Partia Demokratike ka vendosur që të jenë deputetët e Tiranës me në krye kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili ka mbërritur. Ai është pritur nga dhjetëra qytetarë.
Ndërkohë që në rrethrrotullimin e Milotit do jenë deputetet e qarqeve të Veriut, ndërsa në Elbasan deputetët e kësaj zone me në krye kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në Çermë të Lushnjës do të mblidhen deputetët e Jugut dhe Durrësit me në krye Enkelejd Alibeajn.
Ata kanë nisur mosbindjen civile, pak ditë pas arrestimit të 23 qytetarëve nga Kukësi të cilët protestuan per vendosjen e taksës 5 euro për kalim në Rrugën e Kombit.