Mosbindja civile/ Zbulohet skenari i policisë, do ketë arrestime masive

Pavarësisht nga deklarata e mbrëmshme, ku deklaronte se i quante të jashtëligjshme protesta dhe bllokimet e akseve rrugore, policia ditën e sotme nuk ka reaguar.

Por ajo e ka një plan dhe ai është mos reagimi, deri në momentin e mbylljes së protestës dhe më pas ndalimi dhe procedimi i pjesëtarëve dhe protagonistëve të saj.

Është zbardhur një urdhër i mbërritur nga Policia e Shtetit në katër komisariatet që mbulojnë zonën ku opozita po bllokon rrugët në shenjë proteste, në të cilin u kërkohet efektivëve policorë që të evidentojnë personat që marrin pjesë në bllokimin e rrugëve dhe më pas të procedohen menjëherë pas përfundimit të protestës.

Ky plan shpjegon edhe numrin e shumtë të forcave policore të veshur civilë, të cilët janë infiltruar brenda radhëve të protestuesve, për të filmuar dhe “spiunuar” çdo detaj.

Mësohet se mbi bazën e këtyre filmimeve pas mbylljes së protestës, njësoj si ndodhi edhe me ngjarjet e Kalimashit, policia do të nisë ndalimet nën akuzën, “për tubim të paligjshëm dhe bllokim i akseve rrugore”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *