Fleckenstein: Protesta nuk do të ndikojë në çeljen e negociatave

Eurodeputeti Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat tha se është koha të hapen negociatat për anëtarësim dhe protesta nuk do të ndikojë.

“Jemi në pritje të daljes së raportit dhe Komisioni Europian duhet të japë rekomandimin pa kushte për hapjen e negociatave për Shqipërinë”.

I pyetur lidhur me ngjarjet e fundit ku qindra qytetarë kanë dalë në protesta dhe kanë shkaktuar trazira duke djegur sportelet e pagesës për Rrugën e Kombit, si dhe janë përleshur me policinë, eurodeputeti, tha, “protestat janë demokratike, por pa ushtruar dhunë. Shoqëria civile ka të drejtë të protestojë, kjo nuk do të ndikojë tek rekomandimi për hapjen e negociatave”.

Fleckenstein tha se u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Eurodeputeti, tha se duhet djalog politik mes dy palëve për Reformën Zgjedhore, si dhe zbatimi me përpikmëri i Reformës në Drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *