Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka publikuar sipas tij dokumentet që tregojnë se firmat koncesionare të konsorciumit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, Kastrati dhe Salillari, nga 40 për qind të aksioneve kanë blerë së fundmi edhe 40% për vetëm 200 mijë euro.
Shehaj e quan skandal blerjen e 40 për qind të aksioneve për 200 mijë euro ndërkohë që vlera e koncesionit shkon 400 milionë euro. Ai thekson më tej se në muajin Mars ata blenë edhe 20% e fundit të aksioneve me vlerë 235.000 euro.
“Në shkurt 2017, ata blenë 40% të koncesionit me vlerë mbi 400 milion euro me vetëm 200 mijë euro dhe në Mars 2017 blenë edhe 20% e fundit me vetëm 235.000 euro.
Në fakt këto janë aksionet e Rames, Ahmetaj dhe Gjiknurit që janë bashkëpronaret e fshehur të koncesionit që do të grabisë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe mbarë botës.”, shprehet Shehaj.
DENONCIMI:
Skandali i grabitjes së Rrugës së Kombit. Shikoni dokumentin.
Në dhjetor 2016, kur fituan koncesionin (grabitjen) e Rrugës se Kombit, Kastrati dhe Salillari kishin vetëm 40% të aksioneve të konsorciumit, kurse 60 përqind e kishin tre kompani të huaja që ishin garanci për aftësinë teknike të koncesionit.
Në shkurt 2017, ata blenë 40% të koncesionit me vlerë mbi 400 milion euro me vetëm 200 mijë euro dhe në Mars 2017 blenë edhe 20% e fundit me vetëm 235.000 euro.
Ne fakt këto janë aksionet e Rames, Ahmetaj dhe Gjiknurit që janë bashkëpronaret e fshehur të koncesionit që do të grabisë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe mbarë botës.
Pse nuk heton Prokuroria, apo janë të zënë me hetimin e kuksianëve të varfër që guxuan dhe protestuan kundër grabitjes?!
Të paturp dhe të pangopur.
Protesta është e vetmja armë që na ka mbetur.