Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave të para, një i ri ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një bashkëmoshatari të tij duke e lënë të plagosur. Ky i fundit raportohet se ndodhet në spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së alarmit, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa autori i mitur është arrestuar pa bërë rezistencë.
Sipas një rindëtimi paraprak të ngjarjes, shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një sherr mes dy të rinjve në rrjetet sociale. Ata ishin takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por situata ke degraduar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur tjetrin.