Familjarët e protestuesve të arrestuar kanë folur për mediat teksa qëndronin para Gjykatës së Tiranës në pritje të masës së siguris.
Njeri prej tyre tha se “ne kemi besim tek Gjykata e Tiranës, por jo 100% sepse Edi Rama i ka urdhëruar gjykatën dhe prokurorin politik… As serbi s’e ka bërë këtë punë.
Politikë shoviniste e Edi Ramës.
Kanë ardhur edhe e kanë marrë njeriun pa qënë fare në protestë e nuk kanë asnjë fakt, asnjë provë. Asnjë nuk shkoi në protestë për të djegur, por policia i ka provokuar duke i goditur me gurë, me shkopinj goma.
E theksojmë, protesta është ekonomike, jo politike”