Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike do të mblidhet në Hagë dhe do të diskutojë për helmimin e ish-spiunit rus dhe të vajzës së tij në Britani të Madhe.
Ambasadori rus në Irlandë, Yury Filatov, deklaroi se ky takim emergjent u thirr nga Rusia, e cila mohon të ketë lidhje me sulmin dhe dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të bëjë publike provat.
Por, qeveria britanike thotë se i vetmi “shpjegim i bindshëm” është se Rusia duhet të fajësohet.
Incidenti ka ndezur një përçarje të thellë diplomatike.
Të martën, laboratori Porton Down i Britanisë së Madhe tha se nuk mund të verifikonte burimin e saktë të agjentit nervor të përdorur kundër Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.
Laboratori, i cili ka identifikuar më parë substancën si agjenti nervor “Novichok” ushtarak, tha se ka gjasa të ishte vendosur nga një “aktor shtetëror”, por tha se nuk ishte detyra e tyre për të thënë se ku ishte prodhuar.
Shefi ekzekutiv i Porton Down, Gary Aitkenhead, hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se mund të ketë ardhur nga laboratori ushtarak i Britanisë së Madhe.
Dhënia e provave shkencore mbi llojin e veçantë të këtij agjenti nervor është detyra dhe përgjegjësia jonë. Ne kemi identifikuar se ai vjen nga një familje e veçantë, është e një grade luftarake, por nuk është detyra jonë të themi se ku është prodhuar”, shtoi më tej ai.
Britania e Madhe pohoi se sipas burimeve të inteligjencës, Rusia është fajtore për sulmin.