Dy 23-vjeçar janë arrestuar nga policia pasi kanë qëlluar me thikë një 22-vjeçar në Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se ata kanë goditur me thikë në trup shtetasin e iniciale A.Gj i cili ndodhet në spital jashtë rrezikuar për jetën.
Njoftimi i policisë
Tentojnë të vrasin me mjete prerëse, arrestohen në flagrancë dy autorët !Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Lezhë, falë një pune të mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentin e një ngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë e të kapin në kohë rekord autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:
-Agustin Perleka, 23 vjeç, banues në Lezhë.
-Paris Ndreca, 23 vjeç, banues në Lezhë.
Shtetasit e mësipërm më datë 03.04.2018 në afësi të urës së Cenit në Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse (thikë) shetasin A.Gj.,22 vjeç, të cilit i kanë shkaktuar demtime në trup.
Shtetasi A.Gj., është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë pa probleme për jeten.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-22-25 i Kodit Penal.