Autoritetet shqiptare janë në “provë” sa i takon marrëdhënieve “vëllazërorë” mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Gjykata e Lartë në Turqi ka lëshuar një numër kërkesash ekstradimi për 54 pjesëtarë të rrjetit të klerikut në arrati Fetullah Gylen në të gjithë botën.
Kërkesat u janë dërguar 24 shteteve, mes të cilëve edhe Shqipërisë. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadollu, drejtësia turke kërkon nga autoritetet shqiptare kapjen dhe dorëzimin e shtetasit turk Nevzat Ajvaçi.
Ai është pjesëtar i këshillit të organizatës FETO – siç e përshkruan agjencia turke.
Kërkesa për ekstradime u janë dërguar edhe autoriteteve gjermane, britanike, holandeze, belge, izraelite, disa shteteve afrikane e aziatike.
Kjo lëvizje e Turqisë vjen ndërsa në Prishtinë ka një debat në madhe në lidhje me ekstradimin e 6 turqve, të dyshuar terroristë.
Menjëherë pas këtij skandali kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun të shërbimit sekret.
Nga ana tjetër mes Kryeministrit dhe Presidentit kosovar po ashtu ka një përplasje për këtë ngjarje.