Maria Zakharova: Duan të anulojnë Kampionatin Botëror të futbollit

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të ndalojnë zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi.

Kjo pas situatës së tensionuar të krijuar mes Moskës dhe Perëndimit, pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani.

Në një intervistë të gjatë për një stacion televiziv vendas, Zakharova u shpreh: “Kam përshtypjen se atyre ju intereson ta heqin Kampionatin Botëror nga Rusia. Ata do të përdorin çdo mënyrë. Mendja e tyre punon vetëm që topi i futbollit të mos prekë fushën e blertë ruse.”

Prej thuajse një muaji, Mbretëria e Bashkuar është përpjekur të ndëshkojë Rusinë, të cilën e sheh si përgjegjëse të helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, edhe pse Moska e ka kundërshtuar me forcë diçka të tillë.

Përveç përjashtimit nga vendi të 23 diplomatëve rusë, pjesë e përgjigjes së Britanisë ndaj Kremlinit, do të jetë mungesa e familjes mbretërore nga ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror të futbollit që fillon në muajin qershor

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *