Schwarzenegger përfundon me urgjencë në spital, rrezik për  jetën

Ai është një ndër aktoret më të famshëm në botë dhe me fansa të shumtë në çdo cep të globit. Arnold Schwarzenegger është shtruar urgjentisht në një spital të Kalifornisë së SHBA-ve.

Aktori i është nënshtruar një ndërhyrje të hapur kirurgjike në zemër pas një procedure të zëvendësimi të dështuar të valvulave.

TMZ, e cila ka publikuar e para lajmin, duke cituar burime pranë yllit të 70-vjeçarit, tha se “ish-guvernatori i Kalifornisë shkoi në Spitalin Cedars-Sinai për të bërë një zëvendësim të planifikuar të valvulës së kateterit.

Por, pas procedurave ka pasur komplikime që është detyruar të kryej një operacion në zemër që zgjati disa orë.

Që nga mëngjesi i së premtes, gjendja e “Terminatorit” pas operacionit u përshkrua si e qëndrueshme. Aktorin pritet që ta shohim gjatë këtij viti në projekte të reja filmike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *