Bluzat dhe këmishat këtë pranverë kanë një tjetër ajër, pak më ndryshe nga çdo sezon tjetër. Ashtu si çdo vit, kemi ngjyra intensive dhe lule të mëdha mbizotërojnë duke dhënë një imazh romantik, por edhe femëror në stilin tuaj. I vetmi ndryshim i këtij viti është se lulet do jenë më të mëdha, duke i dhënë një humor tjetër pamjes tuaj.
Hije të forta, të rozës, të së kuqes, të verdhës dhe të gjelbrës do dominojnë këtë pranverë, për këtë arsye dritare.net sjell disa nga bluzat dhe këmishat më të bukura për këtë stinë.