Këshilli Bashkiak, grupi i LSI braktis votimet

Gjashtë mandate të këshilltarëve të LSI kanë dalë të pavlefshëm pas një proçesi gjygjësor zhvilluar në gjykatë, e për këtë arsye, Eltjon Halimi, kreu i grupit te keshilltareve te LSI ne Bashkine e Tiranes, ka bere me dije vendimin se këto 6 mandate të mos jenë të pranishme në mbledhjet e këshillit deri në përfundim të plotë të shkallëve gjygjësore.

 

REAGIMI I PLOTË

 

Deklaratë për Median!

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nisur nga situata e pandodhur më parë, ku 6 mandate pas një proçesi gjygjësor janë të pavlefshme, grupi i këshilltarëve të LSI, duke e vlerësuar me seriozitet këtë rast të pa precedent ligjor, kërkoi që: këto 6 mandate të mos jenë të pranishme në mbledhjet e këshillit deri në përfundim të plotë të shkallëve gjygjësore.

Kjo për të mos cënuar legjitimitetin e votimeve dhe korumit tē vendimeve të Këshillit.

Grupi i këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës duke mos dashur të behet pjesë e kësaj situatë të mbledhjeve me mandate antiligjore, nuk do marë pjesë në votimet e vendimeve të Këshillit, duke përjashtuar vetëm vendimet në interes të qytetarëve dhe studentëve si: ndihma ekonomike, përkrahja sociale, bursat e studentëve, bonuset e qerasë dhe kredive të buta.

Grupi i LSI mbetet në pritje të zgjidhjes të këtij problemi që lidhet me besueshmërinë e mandateve si një kusht themelor për funksionimin e organeve kolegjiale, dhe shpreh vendosmërine e tij, që panvarsisht kësaj situate të mbeshtesë çdo vendimarje në dobi të interesit të ndihmës ekonomike të qytetarëve të Tiranës.

Kryetari Grupi të Këshilltarëve LSI

Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *