Policia gjobit 1600 euro yllin e Romës, ai po…

Nuk kanë të sosur problemet për yllin belg të Romës, Radja Nainggolan.

Mesfushori është dënuar me gjobë 1600 € pasi akuzohet për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

“Nieuwsblad” njofton se dënimi ka të bëjë me një incident që ka ndodhur pas barazimit 1-1 të Belgjikës me Greqinë një vit më parë, kur Nainggolan drejtonte një makinë të marrë me qira dhe së bashku me një mikun e tij shëtiti rrugëve të qytetit në gjendje të dehur.

Megjithëse, ata pranuan se ishte nën ndikimin e alkoolit, por mesfushori citoi:

“Unë nuk e kam drejtuar. E ndaluam makinën pasi ra goma dhe unë ndodhesha pas timonit vetëm ato çaste, pasi nuk isha unë që po e drejtoja.”- mësohet të ketë deklaruar Nainggolan para policisë.

Kjo nuk është hera e parë që 29-vjeçari është arrestuar për sjellje të keqe, pasi Roberto Martinez  nuk e grumbulloj atë  në përfaqësuesen belge për shkak të zakonit të tij të pirjes së duhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *