Kush i zbuloi 613 kg kokainë në Durrës? Rama ndryshon deklaratën: Na ndihmuan edhe…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aludimet e bëra në media, ku thuhej se në një intervistë për gjermanen “Die Wielt”, shefi i qeverisë ka ndryshuar qëndrim duke thënë se sasia prej 613 kg kokainë, u kap falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja.

Por këtë mbrëmje, përmes një statusi në Facebook, Rama thotë se një gjë e tillë është e pavërtetë. Përkundrazi thekson edhe një herë tjetër, se 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar!

“Nisur nga intervista ime për “Die Ëelt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq.” ka shkuar Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *