VIDEO/Klaudia Pepa provokon në mes të rrugës, fillon të…

Prej disa muajsh balerina e njohur shqiptare është vënë në qendër të mediave rozë, për shkak të fotove provokuese që poston në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Klaudia Pepan, e cila këtë herë ka publikuar një video nga mëngjesët e saj.

Aktualisht Klaudia ndodhet në Itali, ku po vijon karrierën e saj si balerinë.

Klaudia në videon e publikuar, shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër të zi, dhe krahëve ka hedhur një pallto të zezë.

Por këtë herë balerina ka provokuar jo me veshjen e saj.

Me një kërcim provokues në rrugët e Italisë, Klaudia duket e pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve.

Por ashtu sikurse ndodh çdo herë, fotot dhe videot balerinës ia bën dikush, edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e personit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *