Ky televizion heq dorë nga paragjykimet, punëson spikeren transgjinore

Një televizion pakistanez ka punësuar për herë të parë një transgjinore për të transmetuar lajmet në transmetim direkt.

Marvia Malik, e diplomuar për gazetari, që ka punuar edhe si modele, tha për BBC se kishte shpërthyer në lot kur iu ofrua puna.

Ajo bëri daljen e parë televizive në kanalin Kohenoor të premten, pas tre muajve që ishte trajnuar.

Njerëzit transgjinorë përballen me diskriminim në Pakistan dhe shumë njerëz përpiqen të gjejnë punë, por e kanë të pamundur.

Pjesa më e madhe e tyre janë të detyruar të lypin, kërcejnë në klube nate ose prostituojnë për të fituar para.

Në një intervistë për BBC, ajo tha se ishte aq e lumtur kur mësoi se kishte fituar vendin e punës sa nuk pushonte së bërtituri.

Marvia tha se shpresonte që puna e saj do të ndihmonte në përmirësimin e jetës së komunitetit transgjinor të Pakistanit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *