Kush është “Piro”, durrsaku që mbyti Italinë me heroinë

Ashtu si në vitet ’80, heroina futet lumë… Por bosët janë shqiptarë. “Il giornale” shkruan se bosët shqiptarë kanë fuqinë tani në Italinë Veriore dhe më gjerë. Ata zëvendësuan mafien kalabreze dhe siciliane dhe u bashkuan me gambianët, të cilët marrin urdhra për shpërndarje.

***
Policia Financiare zbuloi një rrjet që importonte qindra kile heroinë çdo vit. Zvicra ishte gjithashtu në mesin e tregjeve. Bazat për përpunim të heroinës u instaluan në Lombardi. Në rrugën e Adriatikut grupi futi në Itali edhe 1 ton marijuanë.

Gjashtëmbëdhjetë shqiptarë aktivë midis Milanos dhe Comos. Por shefi i shefave është ai, Fatos Bakaj, i quajtur “Piro”. Miliona euro u mblodhën në Itali apo në Zvicër dhe iu dërguan bosëve të organizatës në Shqipëri.

Janë ata, gangsterët që erdhën nga Durrësi dhe Tirana. Nën drejtimin e tyre, Milano edhe një herë është bërë qendër heroine jo vetëm për Italinë veriore, por edhe për Zvicrën. Dhe në Lombardi mafia shqiptare ka ardhur të krijojë edhe fabrikat e përpunimit, shenjë e vërtetë e fuqisë së organizuar”, shkruan “Il giornale”.

Skema u zbulua pas operacionit të koduar “Shqiponja e zezë”, pas tre vjet hetimesh. Janë 16 emra, të gjithë shqiptarë por emri më i rëndësishëm mungon nga lista.  Ai fshihej në një banese pesëdhjetëvjeçare në Durrës, në bregdetin e Adriatikut. Emri i tij është Fatos Bakaj, por ai e quan veten “Piro”.

Sipas autoriteteve Fatos Bakaj u fut në Itali me anije. Në vitin 2004 u ndalua në Romë dhe u dërgua në burg. Pasi bëri tre vjet burg doli.

Në 2011 prokurorët e akuzuan atë përsëri, vitin e ardhshëm policia shqiptare e kapi atë në Durrës. Në vitin 2013 ai u dërgua në Itali dhe është në burg në Saluzzo. Por është ai që vazhdon të jetë kapoja.

Po ashtu një emër tjetër i rëndësishëm është Shkelzen Tafa. Ai dhe gruaja e tij Adelina jetojnë në Como, Via Varesina, dhe shtëpia e tyre ishte bërë qendër e tregut të heroinës për në zvicër. Që nga vitit 2013 aty ishte laboratori i përpunimit të drogës.

Alban Shehu, ai gjithashtu jetonte në Como dhe ishte përgjegjëse për të mbledhur rregullisht në Zvicër pagesat heroinës dërguar përtej kufirit. Me pas shumat dërgoheshin në Shqipëri përmes babait të tij, Tomorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *