Kush është deputeti i PS-së që iu sekuestruan 90 hektarë tokë në Karaburun?

Mbyllja e dosjes nga prokuroria e Vlorës për grabitjen me anë të falsifikimit të pronave shtetërore në Karaburun, ka përfshirë dhe deputetin e Partisë Socialiste Fidel Ylli. Ky i fundit sipas prokurorisë ka blerë rreth 90 hektarë tokë.

Pas hetimeve nuk është provuar ende që zoti Ylli të jetë i përfshirë në aferën e falsifikimit. Edhe pse ka shumë pikëpyetje lidhur me mënyrën e përfshirjes së tij në këtë transaksion. A nuk e dinte deputeti që 90 hektarë në karaburun kishin një vlerë më të lartë se 180 mijë euro?! Nuk dihet se çfarë e lidh zotin Fidel Ylli deputet i Kuvendit të Shqipërisë me falsifikatorë të këtyre përmasave të pronës publike.

Fidel Ylli është një tjetër emër publik që ka blerë tokë nga Rajmond Mëzi për të cilin prokuroria ka kërkuar 21 vite heqje lirie. Kompania e Yllit,  ”House of Arts”, së bashku me kompaninë ”Digital Networks” kanë blerë rreth 90 hektarë tokë, me vlerë 180 mijë euro. Ndoshta dënimi me vendim të formës së prerë të autorëve të grabitjes do të bëjë që ata ta hapin gojën dhe të flasin edhe për skemën se si zyrtarë në nivele kaq të larta mbërrinin deri në marrveshje me falsifikatorë për të përfituar prona publike me çmime të lira. Ndaj deputetit Ylli ka pasur akuza edhe në të shkuarën për përvetësim të pronave publike në kryeqytet. Një mik i vjetër i Kryeministrit Rama, ai uzurpoi një tokë publike tek Akademia e Arteve, gjatë kohës që Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës. I përfshirë dikur në biznesin e shitjes së vizave, ish bodiguardi i ish Kryeministrit Aleksandër Meksi është sot një nga oligarkët e vendit, që propozon dhe krijon ligje për të favorizuar oligarkët dhe për të varfëruar edhe më tej shqiptarët.

Lexo edhe,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *