“Ja pse Rama dhe Kumbaro gënjejnë për projektin e Teatrit Kombëtar”

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me projektin për Teatrin e ri Kombëtar. Sipas deputetit të LSI, kryeministri Rama më herët “i shtrëngoi artistët të shihnin e dëgjonin projektin e ri të Teatrit Kombëtar, produkt i një studioje emërmadhe BIG i thoshin dhe arkitekti quhej Biarke Ingels”.

Por një ditë më parë, në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, ministrja e Kulturës Mrela Kumbaro tha se aktualisht nuk ka një projekt për Teatrin Kombëtar, por ajo çka u prezantua ishte thjesht një ide.

 

Nisur nga këto dy qëndrime, deputeti Vasili shtron pyetjen nëse duhet të besojmë kryeministrin Rama apo ministren Kumbaro.

POSTIMI I PLOTE
Ja pse genjejne kryeministri dhe ministrja per projektin e Teatrit Kombetar.

Kryeministri perpara artisteve te Teatrit Kombetar, me vulgaritetin e tij te shënjuar e pjelle te nje padije te shumeanshme, i shtrengoi ata te shihnin e degjonin projektin e ri te Teatrit Kombetar.
Projekti na ishte produkti nje studioje emërmadhe BIG i thoshin dhe arkitekti quhej Biarke Ingels.
T’i leme menjane komentet e ketij projekti se qe eshte nje sipermarje vlereshkaterruese kete s’e luan as topi.
Edhe qe eshte ajo toke ku rri sot teatri kombetar nje lope e madhe, qe prodhon shume para’, te lara e te shplara edhe kete topi s’e luan.
Edhe qe zhberja e cdo gjurme te historise e te cdo vlere kulturore te krijuar me mund te madh ne dhjetra vite,nga ky kryeminister viktime e kompleksit te padijes pa sherim edhe kete as topi nuk e leviz.
Po tani degjojme nga ministrja se kjo qe u prezantua qenkesh thjesht nje fare ideje dhe jo projekt per Teatrin Kombetar.Dhe kush pra? Ky qe u paraqit nga studioja emërmadhe dhe qe bllokoi live tere televizionet,ky qe hengri edhe komente se ishte nje projekt plagjiaturë bajate, ky qe u transmetua me aq qejf nga ERTV, ky per te cilin ju tha artisteve mbyllni gojen se po shikonin mrekulline,ky s’paskesh qene projekt por nje ide e vogel atje tej.

Kush genjen kryeministri apo ministrja?

Ne fakt kjo eshte pyetje krejt pa vend.
Genjejne pacipesisht te dy bashke, qe te fitojne kohe, qe te fikin rezistencen, qe t’i hedhin hi syve artisteve, qe te mbulojne aferen e kullave, qe ecen pa u ndalur.
Po po.. kur vjen puna per te zhvatur parate keta jane te gjithe kryeminister, minister e bashki.
Asnjeri nga keta te fundit nuk genjen per projektin e teatrit thjesht ndajne parate.
Te genjyerit e medhenj do te jene vec ata qe do t’ju besonin ketyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *