Justin Bieber pas ndarjes me Selena Gomez lidhet me një striptiste

Ka mjaftuar vetëm 2 javë nga ndarja e Justin me Selena Gomez, që ata ta harrojnë krejtësisht njëri-tjetrin.

Teksa Selena Gomez ka qenë në një udhëtim me jaht me miqtë e saj, Justin Bieber është fotografuar në shoqërinë e një bjondeje të panjohur identiteti i së cilës nuk është bërë publik.

Arsyeja e ruajtjes së emrit të saj është për një arsye shumë të fortë, pasi bjondja punon si striptiste në një klub. Në vendin e saj të punës është shfaqur Justin Bieber i cili duket se po i kthehet zakoneve të vjetra.

Këngëtari kanadez ka kaluar gjithë mbrëmjen deri në orët e para të mëngjesit me të në klub ku është dehur. Pas kësaj ngjarjeje me siguri Selena nuk do të dëshirojë ta pranojë sërish në jetën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *