Pikturat e Vangjush Mios, për herë të parë në Venecia

Ekspozohet për herë të parë në Venecia të Italisë, piktori impresionist Vangjush Mio. Në sallën Tiziano të Qendrës Kulturore Don Orione. Nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, mbikëqyrur nga kuratorët Vladimir Myrtezai dhe Migena Hajdari janë ekspozuar rreth 70 piktura. Ato janë realizuar nga vitet ’20 deri në mesin e viteve ’50-të, duke jetuar në Korçë, qytetin ku u lind dhe realizoi pjesën më të madhe të veprave të tij. Por kanë tërhequr vemendje edhe piktura të realizuara në Romë e Venecia, gjatë një udhëtimi që Vangjush Mio kreu në vitet ’20, e ku përthithi edhe disa ndikime formale post-impresioniste.

Gazetari Enzo Di Martino në shkrimin: “Nga Shqipëria me zemrën në Venecia” kushtuar ekspozitës së Vangjush Mios, vlerëson se ajo “është veçanërisht tërheqëse dhe hedh dritë mbi artin e panjohur figurativ shqiptar ”. Ekspozita me veprat e Vangjush Mios do të qëndrojë e hapur në Qendrën Kulturore Don Orione në Venecia deri në datën 22 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *