Shkatërrohet rrjeti i kokainës në Itali, shqiptari i arrestuar dhe lidhja me ish-boksierin e famshëm

March 21, 20180
cut1383129280468-1.jpg-orial_kolaj-1.jpg?fit=600%2C315

Armë dhe kokainë, 19 të arrestuar, 16 në burg dhe 3 në arrest shtëpie, është ky rezultati i operacioneve të policisë italiane mëngjesin e së mërkurës në Romë e Napoli. Rreth 200 agjentë policie kanë marrë pjesë në këto operacione ku janë kryer dhe 44 kontrolle banesash.

Personat e arrestuar, mes të cilëve dhe shqiptarë, kanë lidhje me figura të rëndësishme të mafies italiane, ndërsa qendra e aktivitetit të tyre të paligjshëm ishte në Romë. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë të ndryshme, nga trafiku I kokainës e deri te përdorimi i armëve.

Media italiane shkruajnë se ndër të arrestuarit është dhe një emër I njohur për policinë, Arben Zogu. Hetimet e policisë italiane zbuluan se bëhej fjalë për dy organizatat kriminale të dyja të lidhura me trafikun e drogës, ndërsa njëra prej tyre ishte mafioze dhe drejtohej nga vëllezërit Salvatore e Xhenny Espozito, ndërsa kreu i grupit të dytë është Vincenzo Polito, i cili njihet për lidhjet e tij me mafian në Rexho Kalabria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *