KESH jep 8 milionë lekë ndihmë për banorët pasi hapi portat për përmbytjen e Shkodrës

Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare, që menaxhon Kaskadën e Drinit do të japë 8 milionë lekë për banorët e përmbytur në zonën e Shkodrës. Zv.kryeministrja Senida Mesi, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi panë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

“Krahas shtimit të forcave në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milionë lek nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët”, deklaroi zv.Kryeministrja.

Ministri i Bujqësisë kërkoi që të mos spekulohet me shpalljen, ose jo të gjendjes së emergjencës.

“Qeveria është vigjilente për nevojat e banorëve dhe baza ushqimore për kafshët është siguruar dhe do të shtohet deri sa të plotësohen nevojat në bashkëpunim me biznesin dhe donacionet nga KESH”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *