EMRI-VIDEO/ Ekzekutoi 32-vjeçarin në Dibër, ja si u arrestua autori

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në Maqellarë, ku  mbeti i vdekur Elsi Kosiqi.

Blutë e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë bërën të mundur identifikimin dhe arrestimin e Mahmut Gegës, banues në njësinë administrative Shupenzë.

Deri më tani shkak kryesor i vrasjes së Kosiqit mbeten motivet e dobëta, por gjithashtu po hetohet dhe e shkuara e 32-vjeçarit.

Kosiqi u ekzekutua para banesës së tij, ku autori i kishte ngritur atentat.

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K. Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi:
M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.

NGJARJA
Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijëve u ekzekutua pas mesnatës në derën e shtëpisë në Dibër. Burime për “BalkanËeb” pohuan se 32-vjeçari kishte shkuar mëngjesin e djeshëm në Dibër të Madhe ku kishte qëndruar me disa shqiptarë dhe një shtetas maqedonas gjatë gjithë ditës, deri në mesnatë. Në orën 1:30 ai është kthyer në banesë, por sapo ka parkuar makinën në derë të shtëpisë është qëlluar me tre plumba nga një person që i ka dhënë dorën dhe më pas i ka drejtuar armën.

Ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të banesës, ngjitur me verandën e banesës dhe familjarët dyshohet se e kanë parë ngjarjen, megjithëse nuk kanë dhënë shumë informacion për policinë.
Më pas autorët apo autori është larguar me shpejtësi, duke qenë se shtëpia ndodhet vetëm disa metra larg nga rruga nacionale dhe 500 metra nga kufiri me Maqedoninë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here