FOTO/ Kim Kardashian provokon keq, i duken edhe…

Kim Kardashian nuk rresht së provuari stile të ndryshme veshjeje. Kësaj herë ajo është fotografuar me një veshje të çuditshme, teksa po dilte me bashkëshortin e saj Kanye West.

Ylli i reality showt “Keeping Up With the Kardashian” ka veshur një palë pantallona të gomuara pas trupit, të cilat i nxjerrin shumë në pah format e saj tejet të përfoluara. Gjithashtu ajo ka zgjedhur t’i kombinojë ato me një kanatjere të shkurtër, një bluzë të gjerë të gjatë dhe një palë shpaka të thjeshta.

Ashtu sikurse shihet qartë, veshja nuk është edhe aq e përshtatshme për një drekë në çift. Megjithatë, ajo çfarë bën më shumë përshtypje është fakti që edhe Kanye West i përshtatet stilit të bashkëshortes së tij.

Pak kohë më parë Kim Kardashian i kishte flokët ngjyrë rozë, por nuk vonoi shumë dhe K. West i bëri gjithashtu rozë. Tashmë Kim është kthyer sërish brune. Të shohim se çdo më tej bashkëshorti i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *