Ekskluzive/ Si funksiononte grupi i trafikut të klandestinëve drejt SHBA

Klandestinët shqiptarë që synonin Amerikën, kalonin kufirin shqiptar në mënyrë të rregullt dhe më pas bëheshin shtetas “bullgar”. Grupet e organizatorëve të trafikut, të goditur së fundmi nga autoritetet shqiptare, kishin krijuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e qëllimeve të tyre.

“Boldnews.al” ka mësuar detajet nga dosja hetimore, nga ku rezulton se rreth 1000 persona që kanë kaluar klandestinë, drejt SHBA janë kryesisht nga zonat e Veriut të Shqipërisë. Personat që nisen me drejtim ShBA-në janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. Pasi paguanin shumën prej 25 mijë dollarë, klandestinët ishin nën administrimin e grupit të trafikantëve.

Në të gjitha rastet, momenti fillestar i daljes së shtetasve shqiptarë jashtë kufijve territorial të vendit është bërë në mënyrë të rregullt, duke kaluar kufirin në rrugë tokësore apo ajrore. Secili nga këta persona ka patur një destinacion lëvizjeje të paracaktuar.

Në dosjen hetimore thuhet se, “edhe pse kalimi  i kufirit të territorit të shtetit shqiptar është bërë në mënyrë të rregullt nga pikpamja formale, në përmbajtje lëvizja e personave është bërë në mashtrim të autoriteteve kompetente, duke qënë se ftesat e paraqitura në momentin e kalimit të kufirit, destinacioni që kanë deklaruar në kufi, si dhe rruga që do të ndiqnin është prezantuar në mënyrë të gënjeshtërt”.

Pasi dilnin nga territori shqiptar, klandestinët stacionoheshin përkohësisht në Maqedoni ose Bullgari, ku priteshin nga pjesëtarë të tjerë të grupit organizator.

Personave që nisen nga Shqipëria, iu sigurohet paisja me dokumente identifikimi bullgare të falsifikuara. Klandestinët e pajisur me këtë dokumentacion, udhëtojnë, kryesisht me autobuz, për në Itali dhe më pas për në Spanjë, raporton “Boldnews.al”.

Nga Spanja, klandestinët vijonin udhëtimin me avion për në Meksikë, ku paraqiteshin me dokumentet bullgare. Nga kryeqyteti i Meksikës, Mexico ose nga qyteti Kankunit (Cancun), klandestinët udhëtonin me autobuz për në vendin nga ku do të kalojnë ilegalisht kufirin për në SHBA, me ndihmën e lidhjeve meksikane të organizatorëve të grupit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *