Parësor shëndeti i grave dhe vajzave, për festat e 7-8 marsit,

 

Spitali Amerikan vjen me paketën e ekzaminimeve “DEDIKUAR FEMRËS”

 

 

Një paketë të plotë ekzaminimesh  dedikuar të gjitha vajzave dhe grave me rastin e festave të 7-8 marsit. Këto ditë, përvecse ditë festash, duhen konsideruar nga cilado grua e nënë ditë kontrollesh e më shumë kohe për veten. Të jesh një grua e emancipuar, para së gjithash do të thotë të kujdesesh për shëndetin tënd. Vetëm duke u ekzaminuar në kohë  dhe periodikisht shëndeti i gruas është i sigurtë dhe parandalohen në kohë sëmundje të rrezikshme të cilat mund t’u kushtojnë shtrenjtë jo vetëm atyre, por gjithë  familjes. Me një paptest  një grua mund të parandalojë e identifikojë në kohë një tumor të qafës së mitrës, i cili në stadet e para është lehtësisht i trajtueshëm. Me një mamografi, një grua mund  të  kapë në kohë një tumor të gjirit, i cili sot është një nga tumoret më të rrezikshme  tek femrat. Me analizat e urinës dhe analizat e gjakut janë gjithashtu një sërë problemesh me shëndetin të cilat lehtësisht mund të kontrollohen. Spitali Amerikan ua sjell  grave  dhe vajzave  të gjitha këto ekzaminime si një paketë të vetme  duke përfshirë edhe një vizitë tek mjeku i përgjithshëm. Shëndeti i gruas është parësor për Spitalin Amerikan, sepse për ne të përqafosh jetën do të thotë që gruas burimit të jetës t’i kushtosh vëmendjen e duhur. Ndaj  për festat e 7-8 marsit mësueses, nënës, apo bashkëshortes mund të jeni ju që t’i dhuroni diçka vërtet me vlerë jo vetëm për të tashmen, por edhe për një të ardhme të shëndetshme.  Zgjidhni paketën “DEDIKUAR FEMRËS” e cila me një vlerë 5000 lekë përfshin ekzaminimet :

-Eko Gjiri ose mamografi

-Vizite Mjeku pergjithshem

-Paptest

-Kulturë Vaginale

-Urine Komplet

-Gjak Komplet

 

 

Për nënën, gruan, motrën bëj dhuratën më të mirë, shëndetin! Kujdesuni për të, dhuro Check Up!

 

Vetëm në Spitalin Amerikan!Përqafo jetën!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *