Intensifikohet lufta kundër duhanpirjes, inspektorët sërish në terren

Prej kohësh ka nisur lufta kundër duhanpirjes në ambientet publike ku inspektorë të shumtë kanë kryer kontrolle të vazhdueshme. Prej disa kohësh kontrolli i inspektorëve ishte ulur ndjeshëm gjë e cila la shkas për abuzime.

E ndodhur para kësaj situate, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dha urdhër për intensifikimin e luftës ndaj duhanpirjes në ambientet publike. Menjëherë pas këtij urdhri inspektorët dolën në terren ku edhe kanë gjetur shkelje të shumta.

Në zbatim  të Ligjit nr. 9636, datë 06. 11. 2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”,  trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor vetëm ne 1 dite kreu 886 inspektime në orë të ndryshme të ditës.

Si pasojë e këtyre shkeljeve ata janë detyruar që të marrin masa administrative me 30 mije leke te reja secila, ndaj shkelësve të ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here