FAKTET/ Si mashtruan disa portale anonime me tenderin e biletave të Prokurorisë

Disa portale anonime servirën për lexuesit, një shkrim të pavërtet të cilin e etiketuan me lloj lloj emrash si “Ekskluzive”, skandal, dhe “Tenderi i parë i Kryeprokurores për bileta.” Etiketimet në tituj i shkojnë tamam për shtat anonimatit të këtyre portaleve, pasi e vërteta është krejt ndryshe. Këto portale raportuan si lajm të rëndësishëm një procedurë që e detyron ligji dhe disa akte të tjera nënligjore të cilat Boldnews.al i disponon.

Nëpërmjet një hulumtimi të kryer mbi procedurat e tenderimit të biletave të disa insitucioneve të rëndësishme në vend, Boldnews merr përsipër të sqaroj gjithçka ka ndodhur me këtë çështje. Referencat ligjore, mënyrën e prokurimit, kohën e përcaktuar në ligj për këtë procedurë, si dhe autoritetet respektive që kryejnë tenderimin janë disa nga çështjet që do të trajtohen në këtë shkrim.

Së pari, procedurat për tenderimin e biletave të udhëtimit janë inicuar përpara se Arta Marku të merrte detyrën e Prokurorit të Përgjithshem, kjo në bazë të detyrimeve ligjore dhe veçanërisht dy udhëzime të Agjencisë së Prokurorimit Publik. Bëhet fjalë për udhëzimet nr. 6, datë 27.01.2015 dhe nr. 10 dt 1.11.2017, të Agjensisë së Prokurimit Publik për zhvillimin e tenderave. Po ashtu marrëveshja kuadër është një tjetër instrument ligjor që detyron institucionet të kryejnë këtë procedurë mundësisht në ditët e para të vitit pasardhës me qëllim që lëvizja e zyrtarëve të institucioneve të mos bllokohet për shkak të procedurave tenderueshe.

Sipas këtyre udhëzimeve përcaktohet në mënyrë të qartë se: Një autoritet kontraktor përzgjedh realizimin e një marrëveshje kuadër, kur në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit:

  1. a) është e pamundur të përcaktohet objektivisht sasia/sasitë e objektit të prokurimit ose elementëve të tij dhe/ose;
  2. b) është e pamundur të përcaktohet objektivisht data e saktë e dorëzimit të mallit, punës, shërbimit ose pjesëve të tyre dhe/ose;
  3. c) është e pamundur të përcaktohet objektivisht vendi i saktë i lëvrimit të mallit, punës, shërbimit, ose pjesëve të tyre dhe/ose;

Pra Prokuroria e Përgjithshme i përmbush të gjitha kushtet e kërkuara nga udhëzimi nr. 6 i Agjensisë së Prokurimit Publik duke respektuar të gjitha kërkesat ligjore dhe veçanrëisht nenin 3 dhe nenin 35/1 të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, :Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar”.

Kjo sa i takon procedurës së tenderimit, pasi një nga të dhënat që servirjen si “eksluzive” në portalet anomime ishte velera e tenderit, e cila kap shifren e 150 milion lekëve të vjetra, të vëna në dispozicion për bileta udhëtimi jashtë vendit. Sipas hulumtimit të bërë nga Boldneës.al rezulton se institucioni i prokurorisë ka blerë më pak bileta në vlerë absolute krahasuar me shumë insitutcione të tjera. Ministria e Brendshme ka shpenzuar 18 milion për 18 muaj, ajo e Jashtme 30 milion për 10 muaj, bashkia e Tiranës për 6 muaj ka prokuruar më shumë se Prokuroria për 2 vjetë, e kështu me radhë.

 

Të dhënat e institucioneve kryesore për vlerat e tenderimit të blietave dhe kohën e kryerjes së procedurës gjenden në tabelën e mëposhtme.

Nr. Autoriteti Kontraktore Fondi limit Afati i marveshjes Data e hapjes se procedures
1. Ministria e Puneve te Brendshme 18.200.000 18 muaj 30.11.2017
2. Ministria e Punëve të Jashtme 30.000.000 10 muaj 23.01.2017
3. Ministria e Financave 16.000.000 2 vjet 18.09.2017
4. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 13.694.908,92 2 vjet 02.05.2017
5. Ministria e Arsimit dhe Sportit 9.114.000 2 vjet 05.12.2016
6. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 12.600.000 1 vit kalendarik 15.01.2018
7. Prokuroria e Pergjithshme 15.000.000 2 vjet 12.01.2017
8. OSHEE sh.a 8.000.000 1 vit 06.02.2017
9. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare 4.400.400 5 muaj 19.06.2017
10. Ministria e Integrimit Europian 4.500.000 8 muaj 13.02.2017
11 Bashkia e Tiranës 15.200.000 6 muaj 15.05.2017
Agjencia Kombëtare e Turizmit 7.000.000 8 muaj 28.02.2017

 

Sipas këtij hulumtimi të kryer nga Boldnws.al rezulton se këto portale anonime që përpiqen të shesin si lajme çdo njoftim të Agjencisë së Prokurimeve Publike mund të kenë disa arsye të tjera përveç mungesës totale të profesionalizmit.

  1. Mjerimi për të kontrrolluar euforinë e klikimeve është kthyer në patologji saqë nuk arrin të respektojë as minimumin e etikës profesionale dhe raportit me të vërtetën. Ky lloj abuzimi të bën të mos shikosh, të mos lexosh dhe të mos dëgjosh, por vetëm ti bindesh verbërisht abuzimit për të marrë disa klikime më tepër.
  2. Vendosja nën presion e Prokurores së re të sapozgjedhur mund të shërbejë për përfitime personale dhe mbylljen e disa problemeve personale që mund të kenë me organin e akuzës. Presioni dhe gjobvënia, funksionon prej kohësh në media. Sigurisht duhet të jesh shumë I mbrapsht dhe I rrahur me vaj e me uthull që të marësh kurajo dhe në konsideratë faktin se mund ti vësh gjobë kreut të organit të akuzës.

Sidoqoftë kjo lloj gazetarie e ngjizur në vitet ’90 në Shqipëri është ajo që e ka shkatërruar profesionin e gazetarit, aq sa kur sheh disa syresh në media të ngjajnë si kasap, si varrmihës, ose si vrasës me pagesë por jo si gazetar, të cilët misionin e tyre duhet të kenë informimin e publikun.

Kështu pra edhe shkrimi mbi tenderin e Arta Markut është pjesë e kësaj gazetarie që pikën e saj të parë ka analfabetizmin funksional, të autorëve dhe drejtuesve përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *