Apeli lë në burg të riun që u aksidentua me eskortën e Ramës

Gjykata e Apelit në Korçë, nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për të riun që u përfshi në aksident me eskortën e Kryeministrit rreth një muaj më parë.  Ndaj Spiro Naçit, 29 vjeç, është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për 30 ditë.

Apeli nuk mori parasysh kërkesën për një masë më të butë sigurie për Naçin. Ai u la në gjendje arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë, me argumentin se për një periudhë 30 ditore do të dilte ekspertimi mjeko-ligjor dhe ai auto-teknik në lidhje me aksidentin.

Spiro Naçi u arrestua në flagrancë për aksidentin e datës 27 nëntor në afërsi të fshatit Biranj, ku u dëmtuan dy efektivë të Gardës së Republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *