Masakroi 1.5 milionë armenë, i vrau me shtiza, çekiçë e sharra

December 19, 20170
talat-pasha.jpg?fit=525%2C350

Kryeministri i Sulltanit të Perandorisë Osmane, ishte përgjegjës për gjenocidin e popullit armen. Aktualisht, shumë amerikanë nuk kanë dëshirë ta cilësojnë atë një genocid, pasi Turqia cilësohet si aleati ynë, por ai ishte as më shumë e as më pak një gjenocid.

Kjo është edhe arsyeja pse Turqia s’mund t’i bashkohet BE-së, sepse qeveria turke nuk do të pranojë se ishte një gjenocid. Pasha u shpalli më shumë se luftë armenëve. Ai nxorri një urdhër për të zhdukur gjithë këtë komb. Armenët u torturuan, përdhunuan, vranë dhe iu grabitën të gjitha pronat dhe paratë.

Pasha dhe partnerët e tij i mbyllën armenët në kampet e përqëndrimit. Ai i detyroi njerëzit të mbanin mbi shpinë furnizime të rënda, duke i detyruan të ecnin për kilometra të tëra, pa ushqim apo ujë.

Në qoftë se ata nuk e përmbushnin këtë detyrë, vriteshin. Shumë individë u detyruan të përdhunojnë familjarët e tyre. Armenët u vranë me shkopinj, shtiza, çekiçë, sëpata, bajoneta dhe sharra.

Ushtarët e Pashës u prisnin armenëve edhe organet seksuale. Pasha është përgjegjës për vrasjen e gati 1.5 milionë armenë, nga 2.5 milionë që ishin gjithsej para një shekulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *