Prokuroria e Katanias vijon hetimet, a është Tahiri mes personave…

Prokuroria e Catanias ka mbyllur hetimet paraprake për të dyshuarit si pjesëtarë të bandës së Moisi Habilajt. Katër persona, mes tyre ai që njihet si financuesi i bandës, Nezar Seitaj, po procedohen të veçuar. Ndërkohë hetimet paraprake po vazhdojnë për persona të paidentifikuar. Çfarë do të thotë kjo? Shpjegimin e jep avokatja e njërit prej të arrestuarve. Prokuroria e Catanias ka përfunduar të ashtuquajturat hetime paraprake për 15 të hetuar të grupit të drejtuar nga Moisi Habilaj dhe Antonino Riela. Por hetimet vazhdojnë për persona të tjerë, ta paidentifikuar. Për këta 15 persona Prokuroria u ka vënë në dispozicion avokatëve të tyre dokumentacionin e plotë të hetimit. Çfarë do të thotë kjo? Vinenza Pirracchio është avokate e të njëri prej të akuzuarve, Gianluca Passavantit.

“Me mbylljen e hetimeve paraprake nuk do të thotë që nuk mund te zhvillohen me hetime. Ky moment shërben për mbrojtjen, e cila mund te marr ne zotërim te gjitha aktet, të hetuarit mund të kërkojnë dhe që të merren në pyetje nga Prokurori dhe të japin deklarimet e tyre. Me njohjen e akteve të hetimit të deritanishme, i jepet dhe mundësia për të zgjedhur strategjinë më të përshtatshme të mundshme. Ky vendim nënkupton vetëm këtë gjë. Nuk do të thotë që hetimet nuk vazhdojnë, sepse sigurisht që mund të vazhdojnë dhe nga elementet e mbledhura mund të hapen dhe pista të reja hetimi. Në këtë moment, avokatëve dhe të dyshuarve i vihen në dispozicion të gjitha dokumentet dhe më pas shihet strategjia që do ndiqet. Mund të kërkohet ballafaqimi, ose mund të kërkohet dhe që të gjykohet me aktet si janë, pra pa dëgjuar dëshmitare në një proces publik dhe në këtë mënyrë i ulet 1/3 e dënimit”, tha Vincenza Pirracchio, avokate.

Sipas dokumentit të prokurorisë së Catanias, që Top Channel e disponon, 4 te dyshuar, Nezar Seiti, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj po hetohen të veçuar nga kjo dosje.

Avokatja Pirracchio shpjegon arsyet: “Mund të jetë që Prokurorët duke verifikuar dokumetet e deritanishëm, e kanë parë të paarsyeshme për t’i dërguar për gjykim këta persona. Por në këtë rast, kur po flasim për një organizatë dhe kur Prokurorët mendojnë se ajo mund të jetë krijuar në një shtet tjetër dhe ai vend, vijon të mbajë qendrën e aktivitetit kriminal, autoritetet italiane mund edhe të kenë vendosur që për sa i përket atyre pozicioneve, të dërgojë aktet e hetimit për kompetence autoriteteve të vendit ku dyshohet se pjesa e parë e krimit është kryer”, tha Vincenza Pirracchio.

Pas përfundimit të afatit 20 ditor, pritet që Gjykata e Catanias të caktojë dhe datën e zhvillimit të seancës paraprake, ku do të vendoset nëse të gjithë të dyshuarit do të kalojnë në gjykim apo jo. Enigmë mbeten emrat që janë në fazë paraprake hetimi, që prokuroria e Catanias nuk i bën publike.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *