Ja si e festoi Papa Francesco 81 vjetorin e tij

Sot, Papa Francesco feston 81 vjetorin e lindjes. Street artist Maupal (Maurizio Pallotta) ka dizajnuar një tortë shumë të veçantë për të.

Papa Francesco fryu qirinjtë mbi tortë ku edhe u ndje shumë i emocionuar pasi mesazhi që përcillej përmes dekorimit të tortës ishte shumë i veçantë.

Mbi tortë ishte realizuar një figurë e Bergoglio i cili mban mbi shpatulla një botë të ndarë në dysh, por të qepur për ta mbajtur të bashkuar dhe në dorë një valixhe ku shkruhet ‘Valores’ ‘vlerat’.

I njëjti artist që realizoi tortën e ditëlindjes së Papa Francesco ka realizuar edhe dy muralet e famshëm ku shfaqet Francesco si një Superman.

Urime Papa ka marrë nga shumë personalitete si dhe njerëz të të thjeshtë.

Vitin e kaluar për 80 vjetorin e Bergoglio bëri xhiron e botës pamja e tortës dedikuar pritjes së emigrantëve, në mënyrë të veçantë të fëmijëve të Aleppo, një temë shumë e dashur për Para Francescon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *