Kjo është saktësisht kohëzgjatja që femrat duan në një akt

Le të përballemi me këtë çështje – shumica prej nesh janë thellësisht kurioz për përvojën me partnerin tonë poshtë çarçafëve, por kanë shumë drojë të pyesin.

Për shembull, a janë burrat apo gratë që duan më shumë seks në marrëdhënie? Dhe cilat janë arsyet që i bëjnë burrat t’i thonë JO seksit?

Por pjesën më të madhe të kohës, ne hiqemi sikur nuk na shqetësojnë këto gjëra të kontrolluar se nga ajo frika se mos i bëjmë gjërat edhe më të pakëndshme.

Fatmirësisht, një anketim i ri ka shkuar deri aty ku asnjë partner seksual nuk ka guxuar të shkojë më përpara.

Faqja e njohjeve online Dating Saucy u ka kërkuar rreth 4,000 burrave dhe grave në mbarë botën t’u përgjigjen dy pyetjeve: sa kohë zgjat akti i tyre seksual dhe për sa kohë do t’u pëlqente atyre që të zgjaste. Dhe siç mund të imagjinoni, realiteti nuk i plotëson domosdoshmërisht pritshmëritë.

Rezultoi se, gratë dëshironin që seksi të vazhdonte mesatarisht për 25 minuta dhe 51 sekonda. Burrat, nga ana tjetër, u përgjigjën me një kohë mesatare prej 25 minutave 43 sekonda.

Fakti që dy gjinitë bien dakord për kohën ideale në shtrat është një shenjë e mirë. Por, duke gjykuar kohëzgjatjen e aktit seksual për çiftet në mesatare, shumica e të anketuarve ka gjasa të dalin të zhgënjyer. “Këshilla jonë më e mirë për të gjithë është që të kënaqemi për kohën sa zgjat dhe nëse përfundon shumë shpejt atëherë mësyni për një raund të dytë”, tha Saucy Dates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *