Me retorikën e tij të zakonshme, ambasadori amerikan foli sërish. Pozicioni i tij politik është pak më majtas edhe se ai i Edi Ramës kryetar i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryeministër i vendit. Ai këmbëngul që Shqipëria duhet të ketë një prokuror të Përkohshëm, duke mos marë fare parasysh as ligjet dhe as Kushtetutën. Ai u bëri thirrje palëve të lënë mënjanë mosmarrveshjet dhe të bashkpunojnë. “Palët të bien dakord për të zgjedhur prokurorin e përkohshëm”. Qëndrime të tilla në politikën shqiptare i mban Taulant Balla dhe Erion Braçe. Qëndrimet e ambasadorit janë si dy pika uji me homologët e tij Balla dhe Braçe, ndërsa nuk kuptohet heshtja e opozitës e cila bën konferenca të shpeshta për shtyp, ndërsa nuk del në këtë rast ta shpalli publikisht rolin e ri të ambasadorit. Pavarsisht kësaj Donald Lu do mbahet mend si diplomati më qesharak jo vetëm amerikan, por edhe i çdo ambasade në Tiranë. Ky po shfaqet më sharlatan edhe se ai i qofteve.
boldnews.al