Degjeneron në dhunë ndeshja në Përmet, lojtarët e Këlcyrës rrahin barbarisht arbitrin

Ka përsëri çështje dhune në Kategorinë e Dytë, teksa pamjet që vijnë nga ndeshja Përmeti-Këlcyra janë shokuese. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 82-të pas dhunës së ushtruar nga lojtarët e Këlcyrës.

Gjithçka ka filluar pas një penalltie të akorduar nga arbitri, në favor të ekipit të Përmetit. Lojtarët e Këlcyrës kanë shkuar të gjithë së bashku për të protestuar të arbitri, dhe aty gjerat kanë degraduar deri në dhunë fizike. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar gjendjen, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here