Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji në Skrapar, dyshimet e policisë

Një burrë është gjetur i pajetë në një kanal uji pranë banesës së tij në Skrapar, këtë të premte.

Policia njofton se: rreth orës 17:00 në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se një shtetas është konstatuar nga të afërmit e tij i mbytur në një kanal uji në lagjen “Hasan Seitaj”, Skrapar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku kanë konstatuar se:

Shtetasi Ç.L, 76 vjeç, dyshohet të ketë rrëshqitur, duke u rrëzuar në kanalin me uji pranë banesës së tij.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Shkaku paraprak i humbjes së jetës dyshohet nga mbytja në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *