VIDEO/ Vajza e Obamas filmohet duke u puthur me një djalë, ja momentin që po bën xhiron e rrjetit

Vajza e madhe e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, duket se është përshtatur mirë në Harvard. Këtë të shtunë, Malia Obama është filmuar teksa puthej me të dashurin e saj gjatë zhvillimit të lojërave të përvitshme në Harvard-Yale.

Këtë vit mikpritësit ishin studentët e Yale, që do të thotë se studentët e Harvardit kanë ngritur kampin e tyre pranë ndërtesës së Universitetit të Yale, pikërisht këtu është kapur mat vajza e ish-presidentit të SHBA-ve, teksa puthej me një djalë.

Image

Dhe duke qenë fëmijë i një personi jo pak të rëndësishëm, nuk kanë qenë të paktë ata që kanë nxjerrë telefonat për t’i fotografuar e për t’i xhiruar, gjë që e ka ndërprerë edhe puthjen e tyre. Videoja ka marrë mijëra shikime nga momenti i publikimit, gjithsesi Malia do të shpresojë që të mos e ketë parë babai i saj.

Image

Obama u njoh me Michelle Robinson në vitin 1989, me të cilën u fejua në vitin 1991, ndërsa u martuan në tetor të vitit 1992. Vajza e parë e çiftit, Malia Ann, lindi më 4 korrik 1998, kurse vajza e dytë Natasha (‘Sasha’) lindi më 10 qershor 2001.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here