Del video e atentatit që tronditi Vlorën, shikoni pamjet

Një muaj pas ngjajres së rëndë në Vlorë, ku në një atentat humbën jetën nga një breshëri plumbash humbi jeten Ferdinant Llanaj, është publikuar një video ku shihet se si ka ndodhur atentati që tronditi Vlorën në datën 1 tetor. Video është bërë publike nga Report Tv, ku shihet se si ka ndodhur e gjithë dinamika e ngjarjes.

Dy atentatorët qëllojnë me breshëri nga dy armë kallashnikov dhe më pas largohen me shpejtësi. Në video dallohet momenti kur Ferdinand Llanaj dhe Dritan Bega, i shpëtojnë plumbave duke dalë nga makina dhe fshihen pas saj. Në automjet ka qenë edhe djali 8-vjeçar i Ferdinand Llanajt i cili gjithashtu mbeti i plagosur nga plumbat.

Ky atentat i ndodhur më 1 tetor të 2017-ës, duket se ka lidhje me hakmarrjen dhe konkretisht me masakrën e Çoles të vitit 2015. Kjo për faktin se Aleksandër Llanaj, vëllai i të plagosurit Ferdinand Llanaj, është i dënuar për vrasjen e 3-fishtë në vitin 2015 në Vlorë. Aleksandër Llanaj vrau tre të rinjtë, Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj.

Ndërkohë në vitin 2011 është vrarë Baftjar Llanaj nga Sako Xhaferri, po për motive hakëmarrje pasi në vitin 2005, pasi Baftjar Llanaj i kishte vrarë babain dhe i kishte plagosur të vëllain. Për këtë atentat ende nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërkohë që autorët i vunë flakën makinës, duke humbur çdo gjurmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *