Shifra marramendëse, sa ka kushtuar projekti i ri i Era Istrefit me French Montana

Në fund të shtatorit, Era Istrefi publikoi projektin e saj më të ri me titull “No I love yous” në bashkëpunim me reperin me famë botërore French Montana.

Kënga është pëlqyer shumë dhe pas 1 muaj e pak ditëve ka arritur 8 milion shikime në Youtube.

Por sa ka kushtuar ky projekt i Era Istrefit? Këtë e ka zbuluar menaxheri i saj, Faton Shoshi i cili për revistën “Story” ka treguar çmimin marramendës.

“Projekti ka kushtuar 150 mijë dollarë i gjithi”, është shprehur Fatoni.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Era Istrefi ndërsa videoklipi është xhiruar në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *